Transporti LTL (Less Than Truck Load), i njohur edhe si grupazh, është zgjidhja më ekonomike për dërgesa më të vogla – nga një paletë deri në disa metra ngarkimi.
Ne i bashkojmë dërgesat e disa klientëve në të njëjtin kamion që udhëton në linjën Itali – Kosovë – Maqedoni e Veriut. Kështu ju paguani vetëm për hapësirën që përdorni, pa hequr dorë nga siguria dhe rregullsia e transportit.
Përparësitë e LTL
- Kosto më e ulët për dërgesa të vogla dhe të mesme
- Nisje të rregullta në linjën tonë
- I përshtatshëm për furnizim të vazhdueshëm të stoqeve
Na tregoni numrin e paletave, peshën dhe përmasat – ne gjejmë kombinimin optimal dhe ju informojmë për datën e ngarkimit dhe dorëzimit.
Çfarë përfitoni
- Paguani vetëm hapësirën që përdorni
- Nga një paletë e lart
- Nisje të rregullta në linjë
- Ideal për furnizim të vazhdueshëm